Kremlini: Dërgimi i tankeve në Ukrainë nënkupton përfshirjen e drejtpërdrejtë të Perëndimit në luftë

Kremlini e ka cilësuar vendimin e SHBA-së, Gjermanisë dhe vendeve të tjera për të dërguar tanke në Ukrainë si një përshkallëzim të përfshirjes perëndimore në konfliktin në Ukrainë, duke lënë të kuptohet se do të ketë pasoja të mëtejshme.

Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, tha se furnizimi i Ukrainës me tanke M1 Abrams dhe Leopard 2 nga vendet anëtare të NATO-s, përbënte “ndërhyrje të drejtpërdrejtë” nga Perëndimi.

“Ka deklarata të vazhdueshme nga kryeqytetet europiane dhe Uashingtoni se dërgimi i sistemeve të ndryshme të armëve në Ukrainë, përfshirë tanket, nuk nënkupton në asnjë mënyrë përfshirjen e këtyre vendeve apo aleancën në armiqësitë në Ukrainë”, tha Peskov.

“Ne nuk jemi dakort në mënyrë kategorike me deklaratën e Moskës, gjithçka që po bëjnë aleanca dhe kryeqytetet që përmenda, shihet si përfshirje e drejtpërdrejtë në konflikt. E shohim që po rritet”.

Megjithatë, përfaqësuesi i Putin iu përgjigj pyetjes së një gazetari se çështja e ndryshimit të statusit të të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” nuk është në rendin e ditës.

Zyrtarisht, Rusia nuk është në luftë me Ukrainën, sipas Putinit. Në mënyrë të ngjashme, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, deklaroi se SHBA dhe NATO po marrin pjesë në konfliktin në Ukrainë dhe duan ta zgjasin atë.

Veç kësaj, Peskov akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se po përgatitej për luftë, duke theksuar se Zelensky nuk kërkonte më të bisedonte me Putinin.


Shtuar 26.01.2023 11:08