Rusia nis pushtimin e Ukrainës, pamje nga zonat ku po zbarkon ushtria ruse (VIDEO)

Rusia ka nisur pushtimin e një pjesë të Ukrainës. Dy zonat e territorit të Ukrainës, që më herët gjatë ditës kanë shpallur pavarësinë e tyre dhe janë njohur nga Rusia, tanimë do të kontrollohen nga ushtria ruse.

Forcat e armatosura të Rusisë tashmë kanë marrë rrugën për Donetsk dhe Luhansk, përcjell lajmi.net. Pamje të tankeve ruse duke marshuar drejt zonave të vet-shpallura si të pavarura brenda territorit të Ukrainës janë publikuar në rrjete sociale.

Në të njëjtat zona, separatistë pro-rusë kanë zbarkuar nëpër rrugë, duke festuar njohjen e pavarësisë nga Rusia.

Veprimet e Rusisë kanë nxitur reagime të bllokut perëndimor.

NATO, presidenti Biden, kancelari i Gjermanisë, presidenti i Francës dhe autoritetet e Britanisë së Madhe të gjithë kanë paralajmëruar sanksione prej më të ashprave ndaj Rusisë.


Shtuar 21.02.2022 23:48