Kremlini: Anëtarësimi i Finlandës në NATO, një kërcënim për Rusinë

Finlanda do të paraqesë një kërkesë për t’u bashkuar me Aleancën Ushtarake të NATO-s, tha ditën e sotme presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten e 12 majit, sipas The Guardian.

Ndërkohë një hap i tillë nuk është pritur mirë nga Kremlini, i cili tha se anëtarësimi i Finlandës për anëtarësimin në NATO nuk do të ndihmojë në stabilitetin dhe sigurinë në Europë.

Duke iu përgjigjur njoftimit të mëparshëm të fqinjit të saj për synimin e saj për të aplikuar për anëtarësimin në NATO, Kremlini tha gjithashtu se Rusia “është e gatshme të kundërpërgjigjet për çdo palë që përpiqet të përfshihet në luftën në Ukrainë dhe të pengojë operacionin ushtarak special”.

Ministri i jashtëm rus Dmitry Peskov në një konferencë me gazetarët u përqëndrua në 4 pika kryesore.

–Anëtarësimi në NATO është padyshim një kërcënim për Rusinë.

-Ai tha se Finlanda ishte bashkuar me vendet e tjera në marrjen e masave jomiqësore ndaj Rusisë, gjë që është një arsye për një përgjigje simetrike.

-Zëdhënësi i Kremlinit tha se të gjithë duan të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s dhe se zgjerimi i NATO-s nuk do ta bëjë botën apo Europën më të qëndrueshme.

-Sipas Peskov, sulmet në rajonet ruse në kufi me Ukrainën do të thotë se nevojiten të merren më shumë masa shtesë për të garantuar sigurinë e atyre rajoneve.