Krasniqi ngre akuza për projektet arkitekturore: Drejtësia të verifikojë zyrtarët në majë të pushtetit

Politologu Afrim Krasniqi ka shprehur dyshime të forta për mënyrën sesi drejtohen dhe zbatohen projektet arkitekturore në Shqipëri.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ai pretendon se kryeministri Edi Rama ka kontroll të plotë mbi këtë fushë, duke përfshirë përzgjedhjen e arkitektëve, studiove, projekteve, jurisë, fondeve mbështetëse dhe edhe të klientëve që paguajnë për këto shërbime.

Të lidhura

None found

Si ilustrim të këtij shqetësimi, Krasniqi solli në vëmendje një projekt për ndërtimin e një prej kullave më të larta në Shqipëri, rast që sipas tij kërkon hetim të thelluar dhe të plotë. Ai renditi pesë pyetje thelbësore që, në kushtet shqiptare, sipas tij duhet të marrin përgjigje nga organet hetimore.

Në fund të reagimit të tij, politologu vë në pah edhe një dallim të fortë në mënyrën sesi vepron drejtësia në vend.

Sipas Krasniqit, standardet reale të shtetit të së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit nuk provohen përmes ndjekjes së qytetarëve të zakonshëm që bëjnë lidhje të paligjshme të energjisë për shkak të vështirësive ekonomike. Ai thekson se drejtësia tregon sukses të vërtetë vetëm kur heton zyrtarët e niveleve më të larta.

Postimi i plotë:

Për të fituar dhe realizuar ligjërisht një projekt arkitekturor në Shqipëri, një investitor ose studio e huaj arkitekture duhet të regjistrohet në QKB, të ekuivalentojë licencën e saj profesionale pranë Ministrisë së Infrastrukturës (ose Urdhrit Profesional), dhe të fitojë të drejtën e projektit përmes tenderave publikë ose kontratave private. Ky është ligji. Por në Shqipëri kemi kryeminister pastaj kemi ligj. Ai i përzgjedh vetë arkitektët, studiot, projektet, jurinë, fondet mbështetëse, dhe klientët që duhet të paguajnë për projektin dhe arkitektët. Ky është dyshimi dhe kjo është akuza e përsëritur vazhdimisht në biseda informale me kompani private dhe zyrtarë të lartë, por tashmë edhe të dokumentuar nga vetë kryeministri në botimin me parathënien e tij që ai e prezanton me arrogancë në takimet dhe mediat ndërkombëtare, “The Albanian Files”.

Ja njëri prej shënimeve, – bëhet fjalë për projektin me kullat më të lartë në Shqipëri.

“Benedetta Tagliabue më shkroi duke më pyetur nëse isha dakord që numri im i kontaktit t’i jepej kryeministrit të Shqipërisë. I thashë, sigurisht. Pesë minuta më vonë, më kontaktoi Kryeministri, duke më pyetur nëse mund të vija në Tiranë për të diskutuar mundësinë e një projekti. Kili është shumë larg nga çdo vend, ndaj i thashë se gjëja më e mirë do të ishte të bëja një ndalesë në Shqipëri gjatë udhëtimit tim të ardhshëm në Europë. Ai udhëtim do të zhvillohej pas dy javësh, për shkak të një vizite në kantierin e ndërtesës EDP në Lisbonë. Kështu, në ditët e fundit të majit, arrita të kaloja rreth njëzet e katër orë në Shqipëri. Që atëherë, jam kthyer edhe katër herë”.

Pa paragjykuar arkitektin, profesionalizmin dhe sinqeritetin e tij, i cili ia vlen të vlerësohet, në kontekstin shqiptar pyetjet që meritojnë përgjigje nga SPAK:

1. A kemi të bëjmë me një rast konkret të abuzimit me detyrën apo së paku, me indicie për hetim për abuzim me detyrën?

2. A mund të ligjërohet si normalitet kontaktimi personal i KM për një kompani private të painteresuar për ta sjell atë në Tiranë, për t’i siguruar një ose më shumë projekte, për ta lidhur me firmën financuese (klientin) dhe për ta miratuar më pas si titullar ekzekutiv i jurisë/palës shqiptare të gjitha aktet pasuese të projekteve?

3. A mundet që drejtuesi i SPAK të lajmërojë në telefon një firmë për të ardhur në SPAK dhe për të fituar tendera? Nëse jo, a mundet që SPAK ta lejojë që një gjë e tillë të ndodh me zyrën më të lartë ekzekutive dhe politike në vend, zyrën e kryeministrit?

4. Neni 26 i VKM 830/2013 ndalon anëtarët e qeverisë, ku bën pjesë edhe kryeministri “të zhvillojnë takime me përfaqësues të biznesit apo grupeve të interesit pa praninë e dy nëpunësve/funksionarëve të lartë të ministrisë përkatëse dhe pa mbajtur minutat e takimeve, regjistrimin e identitetit të personave të përfshirë në këto takime, si dhe evidentimin e çështjeve të diskutuara në një regjistër të posaçëm që mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse”. Në rastin konkret, KM duhet të ketë stafin e tij të kabinetit dhe Sekretarin e Përgjithshëm prezent dhe të dokumentojë takimin në protokoll. A ka ndodhur një gjë e tillë në këtë dhe raste të tjera të ngjashme?

5. Nëse firma ndërtuese/realizuese rezulton se është subjekt i masave të SPAK dhe GJKKO kundër krimit të organizuar, a do të thellohen hetimet për të hetuar lidhjet midis firmës (klientit), studios së arkitektit të përzgjedhur nga titullari i qeverisë dhe raportet/marrëveshjet formale dhe informale midis tyre?

Kaq për tani.

Aktet antikorrupsion dhe standardet e shtetit të së drejtës nuk maten me hetimet ndaj qytetarëve që kanë kryer lidhje të paligjshme elektrike në pamundësi pagese të faturave mujore, por maten me hetimin e zyrtarëve të lartë që kontrollojnë/(keq)përdorin postin, shtetin, institucionet, vendimmarrjen, buxhetin, pronën publike dhe mandatin për lidhje korruptive, klienteliste, abuzive dhe minuese ndaj demokracisë funksionale dhe transparencës publike.


Shtuar 29.06.2026 16:44

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet