Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Beratit, Lutfije Celami. Procesi i vetingut për gjyqtaren Celami u përfundua në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Ndërkohë që për pasurinë dhe profesionalizmin nuk u evidentuan probleme nga Komisioni, për një raport negative të DSIK-së për figurën, gjyqtarja Celami deklaroi se kishte dhënë shpjegime të plota.
Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Celami kryesohej nga Firdes Shuli, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.
Celami e ka filluar karrierën në vitin 2011 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ajo është transferuar në Gjykatën e Beratit.