Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka biseduar mbrëmjen e djeshme me Lidhjen Demokratike, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë dhe Partia Liberalo Demokrate, ku i është kërkuar që propozimi i modifikuar francez të kalojë në seancë plenare.
Me këtë vendim ka rënë dakort edhe kreu i ekzekutivit.
Maja Moraqanin nga RDM për MIA ka deklaruar se ende nuk është saktësuar se kur propozim do të shkojë për votim në Kuvend.
Sipas saj në takim partitë kanë kërkuar që të gjithë dokumenetat të përkthehen në gjuhën maqedonase./albeu.com