Kosova regjistron 58 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, 58 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, nuk ka pasur asnjë vdekje, ndërsa 16 persona janë shëruar.

Një ditë më parë, në Kosovë u regjistruan 42 raste me Covid 19, që dëshmon për keqësim të situatës pandmike.

Nga fillimi i pandemisë deri më tani janë shënuar 108.131  raste me COVID-19, ndërkohë nga ky numër, 2.265 persona kanë vdekur. /albeu.com


Shtuar 28.07.2021 15:10