Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë

Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale.

Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që paga minimale të bëhet 250 euro, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.