Kosova kërkesë Serbisë: Ekstradoni kriminelët, na jepni të dhënat për të zhdukurit

Kosova ka kërkuar sërish nga Serbia që të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për të personat e zhdukur.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një postim në X ka kërkuar nga Serbia që të respektojë Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.

“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut: Kosova garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, siç konfirmohet nga Bashkimi Evropian, OSBE dhe organizata të tjera. Kërkojmë nga Serbia të respektojë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur”, ka shkruar Gërvalla.

Nga lufta në Kosovë janë më shumë se 1 mijë e 600 persona të zhdukur.


Shtuar 11.12.2024 16:17