Korrupsioni në Kadastër, dalin përgjimet: Si ndaheshin paratë për regjistrimin e një prone

Në dosjen hetimore të SPAK janë publikuar përgjimet në lidhje me korrupsionin në zyrat e Kadastrës rajonale në Tiranë.

N ënjë nga përgjimet, tregohet sesi funksiononte skeme e tjetërsimit të pronave apo regjistrimit të një prone në këmbim të parave.

Në dosje është zbardhur biseda mes dy sekserëve të arrestuar tashmë, Gazmend Canaj dhe Admir Burri.

Për të regjistruar pronën ata i kanë kërkuar shtetasit Ilir Ahmetajt para.

Canaj dhe Admiri, në bisedën e përgjuar nga SPAK, thonë se se 1 milion e gjysmë nga paratë që do iu japë Ahmetaj, i duan drejtori e nëndrejtori, duke mos përmendur emrat.

Përgjimi:

Admir Burri: Okej, se atij ja nisa aplikimin unë që e pa a si a qysh e tek, se vetëm aplikimi boka 220 mijë lekë o Gaz, se paska edhe posta dmth dhe aplikimi pagesa në shtet që ka për të bërë ky për t’i dalë kartela, e ke parasysh që bo 30 mijë lekë dhe ajo paska qenë me gjobë për vonesat… ja nisa aty ta shofi që 220 mijë lekë aplikimi… kështu që rregulloja vetë muhabetin tashi ti. Një pikë pesë i do drejtor-nëndrejtor, 200 specialisti, 100 Adi, 200 euro bën aplikimi

Gazmend Canaj: Mos e ki merak, ja tashi do iki unë./albeu.com