Tre shqiptarë të moshave 34, 44 dhe 46 vjeç janë arrestuar nga Policia belge në bregdetin pranë Nieuëpoort në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës nën akuzën e transportimit të paligjshëm të emigrantëve. Operacioni ishte koordinuar mes Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Federale Belge. Falë operacionit u bë i mundur ndalimi i 12 emigrantëve të cilët ishin bërë gari për të hipur në gomone, të gjithë besohet të jenë shqiptarë. Sipas autoriteteve tre shqiptarët janë pjesë e një rrjeti trafikantësh dhe se nuk ishin të vetëm në këtë aktivitet.
“Ne besojmë se ky operacion ka ndërprerë punën e një grupi të dyshuar të krimit të organizuar, i përfshirë në sjelljen e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrëtë paligjshme. Përpjekjet për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe kontrabandistët e njerëzve nuk kujdesen për sigurinë e pasagjerëve të tyre. Duke punuar ngushtë me partnerët përfshirë Policinë Federale belge, Forcën Kufitare dhe Zbatimin e Emigracionit, këto arrestime tregojnë se NCA do të punojë përtej kufijve ndërkombëtarë për të synuar bandat e kontrabandës së njerëzve”, tha komandanti i NCA-së Colin ëilliams.
Ndërkohë prokurori belg rank Demeester tha se lufta kundër kontrabandës së qenieve njerëzore është një prioritet absolut për Zyrën e Prokurorit Publik të Flanders Perëndimore.
“Kjo është arsyeja pse Policia Federale belge ka vendosur burime të konsiderueshme për të penguar këto akte të kontrabandës me njerëz. Ne duam të shmangim me çdo kusht që njerëzit të vihen në rrezik në Detin e Veriut. Tashmë dihet se bashkëpunimi ndërkombëtar me kolegët britanikë nga NCA dhe me partnerët tanë evropianë është shumë i mirë në këtë fenomen’, tha ai.