Një person i pestë është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit ndaj një grupi që dyshohet se kishte kontrabanduar emigrantë nga Belgjika në Britaninw e Madhe me varka.
Shtetasi shqiptar 44-vjeçar, me banim në Leicester, u kap nga oficerët e NCA-së në Loughborough mëngjesin e sotëm (të mërkurën 15 mars) me dyshimin e kontrabandws sw njerwzve.
Një varkë u kap gjithashtu nga NCA në Brightlingsea, Essex.
Operacioni lidhet me arrestimin e katër të tjerëve në shkurt, të cilët më vonë u akuzuan për ndihmë në emigracionin e paligjshëm dhe do të paraqiten në Gjykatën e Nottingham Crown më 29 mars.
Burrat dyshohet se janë pjesë e një bande që kontrabandonin drejt Britanisë së Madhe njerëz nga Evropa dhe besohet se janë përgjegjës për një numër ngjarjesh kalimi vitin e kaluar.
Oficeri i lartë hetues i NCA, Derek Evans tha: “Personi i arrestuar sot dyshohet për përfshirje në një grup i cili përdorte varka të vogla për kontrabandimin e njerëzve.”
“Trajtimi i krimit të organizuar të imigracionit është një prioritet për NCA dhe hetimi ynë vazhdon.”/Albeu.com/.