Këtë të diel kryeministri Edi Rama, është shprehur se Partia Socialiste, do të fitojë zgjedhjet në 2025, ndërsa ka deklaruar se sot nis mbjellja e fushës së fitores, që do të korret pranverën e ardhshme.
Gjithashtu, në fjalën e tij në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, ai u shpreh se sot nis projekti i PS për partinë dhe Shqipërinë 2023.
Kreu shtetit kujtoi edhe Lindita Nikollën, e cila dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit.
“Të nderuar kongres i PS, shokë, shoqe, miq dhe të ftuar! Ky është një stacion në rrugëtimin e PS. Jo thjesht sepse do të zgjedhim përfaqësuesit e familjes së madhe politike në Asamblenë Kombëtare prej të cilës në sezonin e ardhshëm politik, do të dalin dhe Kryesia dhe Sekretariati i ri i PS. As sepse sot nis praktikisht mbjellja e fushës së fitores që do të korrim pranverën e ardhshme me një punë të gjithëanëshme. Sot nis natyrshëm projekti i PS të vitit 2023. Është kjo koha e duhur për të nisur një tjetër investim të ri për kapitalin njerëzor të PS-së, dhe për të punuar në një ambicie të re, të madhe.
Jo vetëm për Shqipërinë e 2023-ës, por dhe për PS-në e 2030-ës. Dua të ndalem për një moment, për të falënderuar në emër të çdo anëtari të PS, Lindita Nikollën. Shërbeu për disa vite, bëri më të mirën e saj si gjithmonë, që në ditën e parë në shërbimin publik, si mësuese, si drejtoreshë shkolle, kryetare e Njësisë Bashkiake nr,3, ministre e Arsimit dhe kryetare Kuvendi. E ka vënë unin e vetë në shërim të komunitetit politik. Shembull kuptimplotë se si duhet të jetë në çdo rrethanë dhe vështirësi, individi i zgjedhur nga ky komunitet dhe në çdo hap përfaqësimi. Faleminderit për shembullin që je”, u shpreh Rama.