Konflikti në Lindje, SHBA: Jemi gati të japim mbështetje, nëse kërkohet armëpushim

Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken, duke folur në një vizitë në Danimarkë, u bëri thirrje Izraelit dhe Palestinës për të ndalojnë luftimet.

Ai i ka nxitur të dy palët të “mbrojnë civilët, veçanërisht fëmijët” ndërsa përsërit se Izraeli “si demokraci ka një barrë shtesë” për ta bërë këtë. Gjithashtu, Blinken tha se, SHBA janë të gatshëm të japin mbështetje, nëse palët kërkojnë një armëpushim.

“Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të shqetësuara nga dhuna përshkallëzuese, ku mbeten të vrarë de të plagosur qindra njerëz, përfshirë dhe fëmijë. “Do të vazhdojmë të kryejmë një diplomaci intensive për t’i dhënë fund këtij cikli aktual të dhunës. Jemi gjithashtu të alarmuar se si gazetarët dhe personeli mjekësor janë vënë në rrezik. Palestinezët dhe Izraelitët, si njerëzit kudo që kanë të drejtën të jetojnë në paqe dhe të sigurt. Jemi gati të japim mbështetje nëse palët kërkojnë një armëpushim”, tha Blinken gjatë konferencës në Kopenhagë./albeu.com


Shtuar 17.05.2021 14:04