Konflikt mes adoleshentësh/ 16-vjeçari plagoset me th*kë në Fier

Një 16-vjeçar ka mbërritur pak minuta më parë i plagosur lehtë me thikë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes disa adoleshentëve, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjet prerës, duke lënë të plagosur moshatarin e tij.

Të lidhura

None found

Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e incidentit.


Shtuar 11.01.2025 21:52