Konfirmohet sulmi kibernetik? WEB-i Raiffeisen Bank jashtë shërbimit, reagon banka

Hakerat rusë kërcënuan ditën e sotme se do të sulmonin disa nga institucionet shqiptare, si shenjë hakmmarrje e qendrimit të Shqipërisë, e cila ka mbështetur Ukrainën.

Hakerat përmes një njoftimi në telegram, kërcënuan se do të sulmonin faqen e Reiffeisen Bank, Union Bank, Parlamentit dhe Portit të Durrësit.

Shqipëria është shteti i radhës që ka vendosur t’i bashkohetz deklaratës së G7 për sigurinë e neo-nazistëve Ukrainas. Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar Ukrainës 22 transportues personeli të blinduar dhe predha mortajash. Ne ju rikujtojmë se Kosova është Serbi dhe ne do të shkatërrojmë infrastrukturën shqiptare të interneti”, shkruhej në njoftimin e hakerave.

Ndërkohë që ka qenë vetë institucioni i Raiffeisen Bank, i cili ka pranuar që sulmi ka ndodhur, pasi asnjë nga klientët nuk ka patur mundësi të aksesonte në fqen e tyre.

Përmes një njoftimi Raiffeisen Bank theksonte se shërbimi është jashtë funksionit për shkak të disa ndërhyrjeve teknike. /AlbEu.com/


Shtuar 22.09.2023 17:17