Kompania Sputnik V: Asnjë vdekje nuk është raportuar nga vaksina jonë

Asnjë vdekje nuk është raportuar nga vaksina e koronavirusit  kundër Covid, Sputnik-V , tha Denis Logunov , zëvendësdrejtor i Institutit Gamaley në Moskë, i cili zhvilloi vaksinën .

“Nuk kemi regjistruar asnjë incident (vdekje) që komisioni e ka shqyrtuar dhe ka konstatuar se ka të bëjë me vaksinimin. Përveç kësaj, në Argjentinë u përdorën 5 milionë doza dhe nuk u raportuan vdekje. Ne kemi qendra të pavarura ekspertësh në Hungari dhe Argjentinë, të cilat ekzistojnë në vende të ndryshme”, tha Logunov gjatë konferencës së tretë të kardiologëve të mbajtur në Moskë.

Vaksina ruse Sputnik-V u miratua në Rusi më 11 gusht 2020 dhe ishte vaksina e parë kundër koronavirusit e miratuar në botë. Aktualisht është miratuar në 70 vende me një popullsi totale deri në 4 miliardë banorë. Kujtojmë se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar se ka filluar procesi i certifikimit për vaksinën ruse Sputnik-V./albeu.com


Shtuar 19.11.2021 19:39