Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkon konfiskimin e 31 pasurive të Ervis Martinajt, i zhdukur qe prej vitit 2022.
NJOFTIMI I SPAK:
SPAK kërkon konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të anëtarit të një grupi të strukturuar kriminal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.1 të vitit 2023.
Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Ervis Martinaj, i dyshuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.
Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personit nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me të.
Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.
Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:
Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.
50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.
Shoqëria “M…. U…..” shpk, me aksioner me 100% shtetasin M.M.- Statusi Aktiv.
Shoqëria “M………E.M” shpk, aksioner shtetasin M.M. – Statusi aktiv.
Subjekti “Ervis Martinaj”.
Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja M. – Status aktiv.
Subjekti “D…………M….”, PF – Status aktiv.
Subjekti “V……K…..” PF. -Status aktiv
Shoqëria “S.P.E E…….” shpk, me aksioner 100% V.K. – Status aktiv.
21% të aksioneve dhe aseteve të shoqëria “S.P.E Gj….” shpk, të zotëruara nga shoqëria “S.P.E E……”, në të cilën shtetasi V.K. është aksioner me 100% të aksioneve.
5 (pesë) automjete të markave të ndryshme.
Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases D.M..
Pasurie me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve E.M. dhe R.M..
Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases V.M..
Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.
Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të M.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases V.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të V.M.
Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.
Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë.
Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë.
Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë.
Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.
Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë.
Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.