Komiteti i Ekspertëve merr vendim për masat e reja anti-Covid

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë.

Këto masa lehtësuese bëhen në përputhje me udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë gjithashtu se në mbledhjen e fundit gjithashtu është marrë vendimi të reduktohet periudha e vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.

E plotë:

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave anticovid.

Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.

Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid.

#MbroShëndetin #Vaksinohu������/albeu.com/


Shtuar 23.02.2022 10:43