Komisioni i Etikës përjashton me 10 ditë 5 deputetët e opozitës (EMRAT)

Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë 5 deputetët e opozitës, të cilët u përfshinë në përplasjen e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë.

Më konkretisht, janë përjashtuar deputetët Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi.

Po ashtu, me 3 ditë është përjashtuar edhe deputeti Saimir Korreshi. Sakaq mësohet se ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.


Shtuar 31.10.2023 16:44