Komisioni Evropian po investon 100 milionë euro për të rindërtuar shkollat ukrainase të shkatërruara nga agresioni rus.
Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter .
“E ardhmja e Ukrainës fillon me fëmijët e saj. Po investojmë 100 milionë euro për të rindërtuar shkollat e shkatërruara nga bombat ruse. Dërgimi i autobusëve shkollorë që fëmijët të mund të shkojnë dhe të kthehen në shkollë të sigurt. Mbledhja dhe shpërndarja e laptopëve, në mënyrë që nxënësit të vazhdojnë të mësojnë,” shkroi ajo.
Sipas Komisionit Evropian, sulmet ruse kanë dëmtuar ose shkatërruar mbi 2,800 institucione arsimore në Ukrainë deri më tani, duke prekur 5.7 milionë fëmijë të moshës shkollore.
Komisioni Evropian ndau rreth 14 milionë euro për blerjen e autobusëve shkollorë dhe sjelljen e sigurt të fëmijëve ukrainas në shkollë.