Komandanti suprem i talebanëve thirrje qeverisë: Respektoni ligjin e Sheriatit

Komandanti suprem i talebanëve Hibatullah Akhundzada i ka thënë qeverisë së re që të respektojë rregullat islame dhe ligjin e Sheriatit në Afganistan.

Në një deklaratë të lëshuar në anglisht, ai gjithashtu u bëri thirrje përgjegjësve të mbrojnë interesat më të larta të vendit dhe të sigurojnë “paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe zhvillim”.

Ky është mesazhi i parë i udhëheqësit suprem që kur talebanët erdhën në pushtet në vend.

Duke përmendur arsimin, ai tha se qeveria ka për detyrë të sigurojë një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt për shkencat fetare dhe moderne për të gjithë bashkatdhetarët brenda kuadrit të Sheriatit.

Tashmë ekziston frika se edukimi i vajzave dhe grave do të vuajnë nën kontrollin e talebanëve, së bashku me liritë e tjera.

Gjatë sundimit të fundit taleban, gratë nuk mund të dilnin jashtë pa një shoqëruese mashkull dhe arsimi i tyre u ndalua.

Të hënën, imazhet treguan disa universitete që ndanin studentët meshkuj dhe femra me perde ose barriera të tjera./albeu.com


Shtuar 7.09.2021 19:31