Beteja për Kievin tashmë është duke u zhvilluar teksa tanket ruse po lëvizin disa kilometra larg periferisë së qytetit, thonë analistët dhe dëshmitarët.
Por një kolonë tankesh ruse që u përpoq të lëvizte në periferi të Kievit përmes qytetit Brovary u zu në pritë nga sulmet e artilerisë dhe raketave të ushtrisë ukrainase.
Të lidhura
None found
Pamjet me dron të publikuara nga ushtria ukrainase treguan predha që bien mbi kolonën, duke shkatërruar një numër tankesh dhe automjetesh të blinduara – ndërsa bisedat e përgjuara me radio flasin për humbje ‘të rënda’ midis trupave ruse.
Foto dhe videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë tanke ruse të cilat janë në flakë ose kanë dalë jashtë rruge.
