Kreu i Policisë Rrugore Altin Qato ka emëruar gjatë ditëve të fundit efektivin Julian Balliu në krye të njësisë speciale rrugore për Autostradën Milot-Morinë l.
Rezulton se Julian Balliu është një personazh shumë i njohur edhe për vetë Policinë e Shtetit pasi vetë kolegët e tij e kërkonin për ta arrestuar pak vite më parë për trafik droge.
Të lidhura
None found

Burime bëjë me dije se Balliu ka marrë në të njëjtën njësi tashmë edhe tre miqtë e tij që i ka patur në Lushnje në kohën kur u shpall në kërkim nga policia për trafik të lëndëve narkotike.
Rasti u denoncua në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku Balliu u kap duke bërë pazare droge, ku ofronte kokainë për të kompensuar një shumë të konsiderueshme që e kishte marrë si ryshfet më parë.
Po në atë kohë, bëhet fjalë për vitin 2018, të paktën kur është bërë denoncimi në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Krimet e Rënda e po e hetonin për një ngarkesë droge prej 2.5 ton hashash, e cila kaloi nga Porti i Durrësit dhe u kap në Ankona të Italisë.
Pas denoncimit të rastit, Ministria e Brendshme ka reaguar duke e pezulluar nga detyra dhe duke shpallur në kërkim ish efektivin e policisë të implikuar në pazare droge.
Ndërkohë që Ministria në atë kohë siguronte qytetarët se do të godiste fort krimin dhe korrupsionin, sot Julian Balliu, dikur i kërkuar nga drejtësia për pazare droge është emëruar në një post të rëndësishëm si shef në njësinë speciale të policisë rrugore për Autostradën Milot-Morinë.
Balliu, nga një i kërkuar për pazare droge merr detyrën e rëndësishme nga drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato.
Balliu ka mbajtur edhe detyra të tjera të rëndësishme, si në policinë e Lushnjes si shefi i qarkullimit rrugor.
