Një sasi e madhe kokaine është kapur në Portin e Durrësit.
Por këtë herë, ndryshe nga herët e tjera, kjo sasi kokaine nuk është kapur brenda ngarkesave me banane.
Sot mësohet se është kapur një sasi e madhe kokaine, por kësaj radhe e fshehur në një ngarkesë qymyri.
Droga është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda. Anija u ankorua me dt 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit, ndërsa brenda saj janë gjetur të fshehura edhe pakot e kokainës.
Sipas burimeve, puna po vazhdon dhe ende droga nuk është peshuar./albeu.com/