Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u bëri thirrje qytetarëve që gjatë stinës së verës të tregojnë më shumë përgjegjësi për parandalimin e zjarreve, duke nënvizuar se pakujdesia mund të shkaktojë pasoja të rënda për mjedisin dhe komunitetin.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Koçiu kërkoi që mesazhet sensibilizuese të shpërndahen sa më shumë, në mënyrë që të arrijnë te një numër sa më i madh qytetarësh, përfshirë edhe ata që nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur rrezikut nga zjarret në natyrë.
Të lidhura
None found
“T’i ndihmojmë pak ekipet e zjarrfikësve që ta ‘kapë’ edhe këtë material algoritmi i famshëm në mënyrë që të ndërgjegjësohen sa më shumë njerëz. Ta bëjmë viral këtë material, me shpresën se do të mbërrijë edhe në ekranet e atyre që nga njëra anë flasin me pasion për natyrën, ndërsa nga ana tjetër, me një pakujdesi të pafalshme bëhen shkak për zjarre që shkrumbojnë pikërisht këtë pasuri të përbashkët”, u shpreh Koçiu.
Ajo vlerësoi angazhimin e ekipeve zjarrfikëse, të cilat qëndrojnë në gatishmëri gjatë gjithë sezonit të nxehtë, ndërsa theksoi se bashkëpunimi dhe kujdesi maksimal i qytetarëve janë thelbësorë për të parandaluar shpërthimin e vatrave të zjarrit.
“Ndërkohë që zjarrfikësit dhe algoritmi bëjnë punën e tyre, le të kujdesemi të gjithë bashkë që ky sezon i nxehtë të kalojë me sa më pak vatra zjarri dhe pa dëme”, shtoi ajo.
Në apelin e tij, përfaqësuesi i zjarrfikëseve shprehe se “ajo që mund të lind nga një pakujdesi e vogël në pak sekonda, mund të kthehet në një katastrofë të madhe për natyrën. Zjarret janë një kërcëm i hapur ndaj pronës, jetës dhe të ardhmes së përbashkët. Mbrojtja e natyrës është përgjegjësi për secilin prej nesh”.
“Tregoni kujdes, për çdo rast që shihni vatër zjarri njoftoni në numrin 128”, tha ajo.
