Dyshohet se po shpërndanin para për vota, 2 dibranët e bllokuar janë punonjës të bashkisë (VIDEO)

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për dy punonjësit e Bashkisë së Bulqizës, Denis Gjoli dhe Albjon Ceku.

Vazhdon të jetë e bllokuar makina në Maqellarë të Dibrës ku pretendohet se gjendet një shumë parash që po shpërndahet për vota,

Burimet bëjnë me dije se brenda makinës gjenden dy persona të cilët jo vetëm që nuk pranojnë kontrollin por edhe nuk dalin prej makinës prej 1 ore.

Mësohet se brenda makinës gjenden shtetasit Denis Gjoli dhe Albjon Ceku, punonjës të Bashkisë së Bulqizës. /albeu.com/

 


Shtuar 22.04.2021 16:08