Gazetarja Klodiana Lala ka folur për gjuhën e kryeministrit Edi Rama drejtuar SPAK.
Lala u shpreh se pavarësisht se SPAK nuk ka vepruar aq sa pritej në masë nga shoqëria shqiptare për çështje të ndryshme, gjuha e kryeministrit Rama ndaj këtij institucioni kushtetues është e papranueshme.
Komentet Lala i ka bërë teksa ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News, ku theksoi se SPAK duhet të veprojë në mënyrë që të ndalë rrjedhja e parave dhe të mos shkohet deri në pikën kur xhepat e shqiptarëve të jenë boshatisur.
“Unë nga natyra i vë njerëzit në shënjestër. Gjuha e kryeministrit është e papranueshme, nuk mund të përdoret një gjuhë e tillë ndaj një institucioni kushtetues.
Sepse pavarësisht qëllimit të tij, po e intimidon një institucion, prokurorët e SPAK kanë problemet e tyre, pa i justifikuar…
Shoqëria shqiptare mendonte se SPAK do të kryente goditje të forta, por mesa duket nuk e ka bërë një gjë të tillë. Janë shumë çështje për të cilat nuk është folur fare, sterilizimi psh për të cilën SPAK nuk ka përgjigjie.
Padyshim tenderat duan hetim të detajuar por duke pasur pritshmëri të lartë, ajo duhet të veprojë. Janë cështje që duan përgjigjie urgjente, duke vepruar SPAK ndal rrjedhja e parave. Në të kundërt nëse vepron në momentin që xhepat e shqiptarëve janë boshatisur atëherë është një drejtësi e vonuar dhe e mohuar. Berisha duhej hetuar, cështja është se Rama nuk po mban të njëjtin qëndrim me ato non grata që ka në habitatin e tij, por kërkon hetim vetëm për ish-kryeministrin.
SPAK nuk ka nevojë të presë kryeministrin sepse vepron mbi bazën e të dhënave që mbledh”, u shpreh Lala./albeu.com/