Një burrë u vra dhe katër persona u plagosën pasi pjesë të një rakete ruse ra n një ndërtesë apartamentesh në pjesën veriore të kryeqytetit ukrainas Kiev të premten në mëngjes, thanë shërbimet e urgjencës.
Vitali Klitschko, ish-kampioni i botës në boks, sot kryebashkiak i Kievit, raportoi nga rrethi i sulmuar i Kievit.
-Tani jemi në Vinogradar. Këtu ra një granatë. Çfarë është e frikshme? Ajo që është afër kopshtit dhe nga kjo anë është shkolla ka thënë ai në një video të publikuar në Telegram.
Gjashtë ndërtesa janë dëmtuar. Le të shohim se në çfarë gjendje janë. Dritaret janë thyer dhe nuk janë më të përshtatshme për jetën.
Shërbimet e urgjencës thanë në një deklaratë se 12 persona u shpëtuan dhe 98 u evakuuan nga ndërtesa pesëkatëshe, raporton Reuters.
-Katër fëmijë u plagosën. Një i vrarë. Një person ka humbur jetën dhe 19 janë të shtruar në spital. Të tilla janë pasojat. Situatë e tmerrshme”, tha Klitschko. /albeu.com/