Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, në një intervistë për Reuters ka paralajmëruar se Kievi është i rrezikuar nga një apokalips, nëse vazhdojnë bombardimet ruse kundër infrastrukturës civile.
“Kievi mund të humbasë furnizimin me energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Apokalipsi mund të ndodhë, si në filmat e Hollivudit”, tha kryebashkiaku.
Ish-boksieri ka siguruar se, pavarësisht rrezikut, nuk është e nevojshëm evakuimi i banorëve dhe se të gjithë duhet të jetë të përgatitur në rast se situata përkeqësohet.
Në kryeqytetin e Ukrainës, prej disa javësh kanë nisur ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse kundër infrastrukturës energjetike që furnizon qytetin.
“Ne po luftojmë dhe po bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo të mos ndodhë”, tha Klitschko.