Doktoresha Mereme Sela, ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ajo foli për kandidimin e saj për kryetare të PD-së dhe si nuk e pranuan, vetëm 24 orë pasi dorëzoi dokumentet. Sela tregoi edhe për pjesëmarrjen në primaret e PD-së në 2025.
Pjesë nga biseda
Të lidhura
None found
Rakipi: Sa vite keni në PD? Që e doni këtë parti dhe jeni bashkuar?
Sela: Unë kam në PD nga 2016 dhe sot.
Rakipi: Me thënë të drejtën u habitëm shumë që jut ë shprehnit ambicie për të kandiduar përballë Berishës. Si ju lindi ideja? Kush ju thirri?
Sela: Më lejo të saktësoj disa ligje që lidhen me këtë. (citon ligjet dhe Kushtetutën). Unë jam për paqe dhe për demokraci.
Sipas nenit 46 të statutit të PD, nuk lejohet kandidimi i zotit Berisha.
Rakipi: Mendoj se ky nen është i vlëfshëm për të gjithë njerëzit, por jo për doktorin dhe ai ka gjetur mënyrën se si thotë nuk ka patur zgjedhje të lira.
Sela: Unë vij nga familje pronarësh, babai im ka 33 mijë metër tokë në Fushë Krujë. Tokë e mirë dhe me vlerë. Jetoj atje.
Rakipi: Po tokë arë atje nuk ka ndonjë vlerë të madhe, vetëm të mbjellësh hashash…
Sela: A bisedova njeri në PD?
Rakipi: Si të hypi ideja?
Sela: Kam qenë pjesë e primareve në Durrës. Pashë që njerëzit nuk dinin kush ishte anëtar. Edhe për qarkun ishte problematik, kishte patur kryetar, njerëz që nuk ishin banorë të Krujës apo Fushë Krujës. U bë procesi i primareve. Ata që më njohin, numri i votave ishte i lartë, por kur u numëruan ishin 43.
Rakipi: Pra thua ke marrë më shumë.
Sela: Kam marrë diku te 247, por ishin të paracaktuar. Nuk jam për luftë. Kam ndenjur deri në fund, bëra ankesat e mia, por nuk më thirri njeri.
Rakipi: Bëre denoncim ti atje?
Sela: Nuk më thirri njeri. Ndërkohë u informova që do të kishte zgjedhje për lider. Kur konsultohemi me juristë, njerëzit edhe të stresuar nga problematikat e jetës, një koleg më tha po tërhiqemi zvarrë.
Kam thënë shtyllat kryesore, arësim, shëndetësi, familje, fëmijë, pronë.
Arsyet që më kanë shtyrë të kandidoj, kam dëgjuar shumë, e ka future Rama, Berisha, Noka…
Rakipi: Dikush nga partia mund të thoshte, sikur ti Mereme të kandidosh, Flamuri përshembull.
Sela: Flamurin e njoh prej vitesh, por kaq, mbetet shoqëria. Duke parë situatën e PS, rrihu, pazare, thyej dyer e dritare… Ata nuk njohin zgjedhjet si farsë, pse kanë hyrë në Parlament aty? Një që nuk njeh zgjedhjet nuk futet në parlament.
Si unë janë edhe shumë kolegë në QSUT. Kam fituar doktoraturë, te Universiteti i Shkencave Sociale, shkoj të regjistrohem, dhe më thonë duhet ta merrni në Fakultet të Mjekësisë. Ndërkohë një mjeke, vajzë e një qeveritari, e mori.
Unë jam në proces doktorature. Jam mjeke epidemiologe.
Rakipi: Sikur të ishe futur majtas te Rama, kaloje direkt ministre shëndetësie, në detyrë të rëndësishme, ai i vendos menjëherë gratë. Këta në PD, është pak parti mashkullore. Më me fat do të ishe.
Sela: Nuk jam pishman për bindjen.
Rakipi: Kjo parti gëlon nga doktorët. Ti, doktori, Flamur Noka, Tritan Shehu. Aty po të hedhësh dorën brenda, del doktor. A njihesh me Berishën, ku jeni takuar për herë të parë?
Sela: E kam takuar vetëm një herë në Fushë Krujë. Donte të më merrte tokën një nga ish-kryetarët e bashkisë. Vetëm atëherë e kam takuar.
