Kjo është pasaporta që vetëm 500 persona e zotërojnë

Pasaportat janë një dokument që na japin të drejtën e udhëtimit ë vende të ndryshme të botës.

Por në botë ekziston dhe një pasaportë mjaft e rrallë dhe vetëm 500 persona e zotërojnë një të tillë dhe është ajo e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës.

Urdhri Sovran i Maltës u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor. Urdhri pati vëmendjen kryesore ndaj të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.

Gjithashtu, urdhri mund të hyjë në traktate, të lëshojë pasaportat e veta, monedhat dhe pulla postare, dhe gëzon diçka që quhet “ekstraterritorialitet”, që e bën atë një ambasadë në Romë dhe vende të tjera.


Shtuar 2.01.2023 23:36