“Vax” është fjala e vitit për vitin 2021, sipas raportit vjetor nga Oxford Languages. E përdorur si shkurtim i fjalës vaksinë ose vaksinim. Fjala përdorej rrallë deri këtë vit, tha të hënën kompania, e cila boton Fjalorin Anglisht të Oksfordit.
Në shtator, vax u shfaq më shumë se 72 herë më shpesh se një vit më parë, tha Oxford Languages. Fjala u shfaq fillimisht si emër në vitet 1980 dhe më pas filloi të përdoret si folje në fillim të shekullit të 21-të, sipas raportit.
“Ka gjeneruar derivate të shumta që ne po i shohim tani në një gamë të gjerë kontekstesh joformale. […] Asnjë fjalë nuk e përshkruan më mirë atmosferën e vitit të kaluar sesa vax,” tha Oxford Languages.
Analiza e të dhënave tregon se vax përdoret më së shpeshti në Amerikën e Veriut, Australi dhe Azinë Juglindore, tha kompania, por përdorimi po rritet edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe në varietete të tjera të anglishtes.
“Si një fjalë e shkurtër, ajo u bën thirrje, ndoshta veçanërisht komentuesve të medias, kur alternativat më formale janë shumë më të gjata,” thuhet në raport.
Përdorimi i fjalës pandemi është rritur gjithashtu me më shumë se 57,000% këtë vit.
Oxford Languages dhe Collins vendosin secili fjalën e tyre të vitit dhe në vitin 2020 Collins zgjodhi fjalën “bllokim” (lockdown).
Por Oxford vendosi që ishte një vit i paprecedentë me shumë pretendentë, kështu që e zgjeroi çmimin e tij për të përfshirë një sërë fjalësh të reja kyçe duke përfshirë bllokim, zjarre dhe Covid-19, si dhe Black Lives Matter, WFH [punon nga shtëpia], punëtorët kyç dhe liridalje.