Kina premton 1 miliard doza të vaksinës Covid-19 për Afrikën

Presidenti kinez Xi Jinping premtoi sot se vendi i tij do të dhurojë një miliard doza të vaksinës Covid-19 në Afrikë, qoftë si donacion ose përmes mbështetjes për prodhimin vendas, për të mbushur “boshllëkun e vaksinimit” në kontinent.

Udhëheqësi kinez njoftoi gjithashtu dhjetëra projekte investimi dhe ndërtimi në kontinentin afrikan, në fushën e shëndetësisë, ekonomisë digjitale, sigurisë, si dhe shlyerjen e borxhit të vendeve afrikane, në vlerën 10 miliardë dollarë .

Njoftimet u bënë gjatë Forumit të Bashkëpunimit Sino-Afrikan (Focac) të organizuar në Dakar, Senegal, i cili u fokusua në përpjekjet e vendeve afrikane për të nxitur ekonomitë e tyre të goditura nga pandemia.

“Kina do të sigurojë një miliard doza shtesë vaksine në Afrikë, nga të cilat 600 milionë do të dhurohen dhe 400 milionë në forma të tjera , si krijimi i objekteve të prodhimit në terren”, tha presidenti kinez në një fjalim online.

Egjipti ka filluar prodhimin e vaksinës kineze Sinovac . Projektet e tjera janë në një fazë më pak të avancuar, si në Afrikën e Jugut dhe Senegal. Sipas Zëvendës Ministrit të Tregtisë së Kinës, Ren Hongbin, vendi i tij ka dorëzuar më shumë se 160 milionë doza vaksine në Afrikë.

“Ne duhet të vazhdojmë luftën tonë solidare kundër Covid-it. Duhet t’i japim përparësi mbrojtjes së popullsisë dhe plotësimit të boshllëkut të vaksinimit,” tha Xi, duke iu referuar vonesave të vaksinimit në Afrikë./albeu.com

 


Shtuar 29.11.2021 19:20