Një video virale nga shfaqja Fendi Pranverë 2023 gjatë Javës së Modës në Nju Jork ka bërë që disa persona të besojnë se themeluesja e Skims, Kim Kardashian të jetë “përbuzur” nga kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour.
Në video, Kim dhe ylli i “Sex and the City” Sarah Jessica Parker qëndrojnë krah për krah në rreshtin e parë, duke duartrokitur për finalen e shfaqjes. Kardashian e dallon Wintour-in nga e gjithë pasarela dhe i thotë “Përshëndetje” teksa e përshëndet me energji ikonën e modës.
@madamefigarofr #KimKardashian et #SarahJessicaParker côte à côte au premier rang du défilé @Fendi… saluées par #AnnaWintour à la fin du show ! #fendi #tiktokfashion #newyork #fashiontiktok #newyorkfashionweek ♬ son original – madamefigarofr
Wintour u afrohet atyre dhe së pari përqafon Parkerin ndërsa Kardashian buzëqesh dhe rri në pritje. Përdoruesit e TikTok që atëherë e kanë parë klipin më shumë se 4.3 milionë herë.
“Kim është një askush tjetër pranë SJP-së ikonë,” tha një komentues.