Kim Jong Un takim me Putinin, do të bisedojnë për armët

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, planifikon të udhëtojë në Rusi këtë muaj për të takuar Presidentin Vladimir Putin, ka thënë një zyrtar amerikan për CBS.

Të dy liderët do të diskutojnë mundësinë që Koreja e Veriut t’i sigurojë Moskës armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, tha zyrtari.

Vendndodhja e saktë e takimit të planifikuar nuk është e qartë.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm mbi raportin, i përcjellë edhe nga media të tjera amerikane, nga Koreja e Veriut apo Rusia.

Thuhet se Kim kishte shumë gjasa të udhëtonte me tren të blinduar.

Takimi i mundshëm vjen pasi Shtëpia e Bardhë tha se kishte informacione të reja se negociatat për armët midis dy vendeve po “përparonin në mënyrë aktive”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ishte përpjekur të bindte Phenianin që t’i shesë municion artilerie Rusisë gjatë një vizite të fundit në Korenë e Veriut.

Armët e ekspozuara në takim përfshinin raketën balistike ndërkontinentale Hëasong, që besohet të jetë ICBM e parë e vendit që përdor lëndë shtytëse të ngurta. Ishte hera e parë që Kim hapi dyert e vendit për mysafirët e huaj që nga pandemia Covid./albeu.com


Shtuar 5.09.2023 07:18