Këtu duhet të vijë Kryeministri/ Bardhi kërkon interpelancë me Edi Ramën, thirrje Spiropalit: Ndërpritni seancën

Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Ramën. Ai i ka bërë thirrje kryeparlamentares, Elisa Spiropali të ndërpresë seancën.

“Kërkesa ime është të thërrisni Kryeministrin personalisht të vijë dhe të japë llogari për informacionet që kanë dalë”, u shpreh Bardhi.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu kërkoi që “të sjellin në seancë interpelanca që janë sipas Kushteutës”, duke theksuar “mos merrni fakte të paqena”.

Gazment Bardhi: Nuk i vendos dot kushte Kuvendit se kur duhet të paraqitet. Kushtet që ka vendosur nuk varet nga Kuvendi, nëse vëllai i tij është përfshirë apo jo në dosjen Xibraka, nuk është kusht për Kuvendin.

Kërkesa ime është të thërrisni Kryeministrin personalisht të vijë dhe të japë llogari për informacionet që kanë dalë, kemi edhe dokumentacionet përkatëse. Ndërpritni seancën, detyrojeni të mos fshihet.

Elisa Spiropali: Unë do të ushtroj detyrën kushtetuese, bëjeni dhe ju duke sjellë interpelanca që janë sipas Kushtetueses. Të gjitha do të përfshihen në rendin e ditës. Por mos merrni fakte të paqena që nuk janë të përfshirë në asnjë dokument të shtetit shqiptar.

Që në nisjen e seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeparlamentares Spiropali të ndërpres seancën dhe të sjellë kryeministrin Rama për të zhvilluar interpelancën për çështjen Becheti.

‘Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për infot e 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrin për shkak të agjendës së enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesë për interpelancë me kryeministrin.

Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur ka patur një reagim publik të kryeministrin që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varte nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën.

Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime në përputhje me kushtetutën të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Disponojmë dokumentacionin përkatës, kur nuk ka ekzekutim vullnetar, ka vendim të gjykatës belge. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari’.


Shtuar 12.12.2024 10:43