Këta janë fituesit në komunat shqiptare në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre do të ketë balotazh.

Fitore në rrethin e parë tashmë ka shpallur Izet Mexhiti në Çair, Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamed Elmazi në Saraj, të gjithë kandidat të VLEN-it.

Ndërsa koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI, ka shpallur fitore pa balotazh në Komunën e Gostivarit, Likovës, Pllasnicës dhe Çashkës.

Rezultatet e para në komunat më të mëdha shqiptare janë si më poshtë:

Komunat e Tetovës: fiton Bilall Kasami dhe shkon në balotazh me Bajram Rexhepin.
Komuna e Haraçinës: fiton Daut Beqiri nga VLEN
Komuna e Bogovinës: fiton Feti Abazi nga VLEN
Komuna e Bërvenicës: prinë Haqim Ramadani nga VLEN dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e OBRM-PDUKM, Jovica Ilievski.

Komuna e Vrapçishtit: nuk e arrin censusin dhe zgjedhjet dështojnë.

Komuna e Gostivarit: fiton Valbon Limani nga AKI.

Komuna e Dibrës: prinë Fisnik Mela nga VLEN.

Komuna e Zhelinës: fiton Blerim Sejdiu nga VLEN.
Komuna e Kërçovës: prinë kandidati i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Jovanovski dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e AKI-së, Fatmir Dehari.

Komuna e Likovës: fiton Erkan Arifi nga AKI.

Komuna e Sarajit: prinë Muhamed Elmazi nga VLEN.

Komuna e Strugës: prinë Mendi Qyra dhe shkon në rreth të dytë me Arsim Dalipin e AKI-së.

Komuna e Studeniçanit: prinë kandidati i pavarur Azem Sadiku dhe shkon në rreth të dytë me Ejup Abazin e BDI-së.

Komuna e Tearcës: fiton Daut Memishi nga VLEN.

Komuna e Çairit: fiton Izet Mexhiti nga VLEN.

Theksojmë që këto janë rezultatet e para nga KSHZ dhe nga informacionet që tashmë janë publikuar nga partitë, ose koalicionet.


Shtuar 19.10.2025 23:31