Seksskandali i ndodhur në zyrat e Bashkisë së Kukësit, tashmë i ka kaluar përmasat e erotizmit, pasi po trajtohet edhe një çëshjt tjetër, ajo e korrupsionit.
SPAK ka sekuestruar serverat dhe kamerat e Bashkisë së Kukësit për të mësuar më shumë detaje rreth marrdhënies mes Safet Gjicit, dhe vajzës në video të identifikuar si Alma K.
Fillimisht pas publikimit të videos ditën e premte u aludua vetëm për një marrdhënie intime mes Gjicit dhe Alma K, pasi vetë kryebashkiaku i Kukësit sqaroi në një postim në Facebook ndërsa lajmëronte dorëheqjen se kishte disa kohë që kishte marrdhënie intime me personin tjetër të shfaqur në filmime.
Por ditën e sotme u pubiku video e plotë, e cila tregonte se Alma K i ofronte seks në këmbim të një tenderi për strehimin e qenve.
Ndërkohë një tjetër diskutim që u trajtua në çdo media dhe hapësirë të opinionit publik ishte se kush e futi kameran, dhe çfarë interesash kishte.
Nga ajo që mësuam është se Safet Gjici kishte urdhëruar personelin që të mos lejonte askënd të hynte në zyrë me pajisje elektronike, duke përfshirë telefonët dhe gjithçka tjetër.
Ndërkohë që Alma K dyshohet se arriti të fusë një kamera brenda në zyrën e Gjicit të vendosur në një çantë.
Siç edhe dëgjohet në video në një moment vetë Gjici dyshon tek gruaja ku i thotë: “kështu nëpër zyra me këtë (çantë) në dorë…”.
Por qetsohet pasi Alma K i thotë se telefonat i ka lënë në makinë.
Kujtojmë se ishte pikërisht çanta e cila “fundosi” Gjicin. Aktualisht Gjici është nën hetim nga SPAK.