Këshilli bashkiak i Vlorës ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme. Në mbledhje kërkohet ballafaqim me kryetarin e bashkise Dritan Leli ndërsa kërkohet edhe prezenca e kryeministrit Edi Rama.
Ditët e fundit ka patur reagime kundra Dritan Lelit madje edhe nga deputete të dalë nga zgjedhjet e dates 25 prill nga PS.
Mes Ramës dhe Lelit ka pasur përplasje të vazhdueshme, të cilat u tensionuan edhe më shumë vetëm pak javë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku u raportua se pati një debat të ashpër mes Ramës dhe Lelit. Përplasja u tha se erdhi pas refuzimit nga ana e Lelit, të propozimit të Ramës për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe përfshirjes së tij në listën e kanidatëve për deputet/albeu.com