Ditën e sotme, u mësua se kandidati i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, gjithashtu i afërm i tij, ka shprehur dyshime për dhënin e dorëheqjes nga mandati i deputetit, duke rrezikuar marrjen e mandatit nga Adriatik Lapaj, siç i takon sipas marrëveshjes së koalicionit, që personi më i votuar nga Nisma Shiqpëria Bëhet do të futej në Kuvend.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analistët e cilësuan si “tragjikomike” këtë ngjarje, duke shtuar se me gjasë nuk është një vendim i kandidatit Zeqir Kordhoni, por e vetë Endri Shabanit, i cili vetë mbeti pa mandat.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Ka ndodhur një ngjarje shumë komike, një i afërm i Endri Shabanit nuk do të japë dorëheqjen dhe Lapaj si më i votuari rrezikon të mbetet jashtë Parlametit. Shabani dështoi për herë të dytë të bëhet deputet, por njeriu i afërt i tij edhe mund të bëhet me këtë mënyrë…
Mentor Nazarko: Komik e quan ti por është tragjikomike. Këto partitë alternative morën shumë vota dhe populli.. Ky është mesazh i presionit të brendshëm, por populli shqiptar i dha numër të madh votash…
Ylli Rakipi: Pra Kordhoni nuk e bën me mendjen e vet këtë?
Mentor Nazarko: Natyrisht jo. Rruga e zgjedhur me familjarët nuk ishte metodë për të garantuar garën.
Andi Tela: Kemi patur zotin Lapaj këtu dhe këtë i thashë, nuk do shkosh në Parlament në Shtator, sepse ke 12 veta para për dorëheqje. Edhe sa ti vijë rradha Kordhonit, janë 9 të tjerë që ti vijë rradha këtij Kordhonit dhe pastaj Lapajt. Para zgjedhjeve u bë e ditur situata dhe ata thoshin s’ka problem, por është e pamoralshme kjo të biem dakord para.
Ylli Rakipi: Thua Kordhoni e ka bërë vetë?
Andi Tela: Jo, jo
Mentor Nazarko: Shiko deklaratat e Shabanit
Andi Tela: Ai Kordhoni shpërndante vetëm statuse te Shabanit në jetë. Pra ai është njeriu i Shabanit hapur fare.
Mentor Nazarko: Shiko deklaratat e Shabanit dhe ata nuk kanë unitet.
Andi Tela: E njëjta gjë që ndodhi me PD, me kërpëratat.
Ylli Rakipi: Klodi po ti ç’mendon? Se ti e merr shume seriozisht këtë botë. Është jashtë specialitetit tënd, por a ke një mendim?
Klodiana Lala: Kishim qesharak Selami Jenishehrin, kemi Republikën e Zegjinesë. Ç’mendim kërkon?