Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, vendoset data e seancës në Apel për ish-drejtorin e RTSH

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllci ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë dhe është vendosur që seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit të mbahet më 29 tetor.

Kujtojmë se Gëllçi u arrestua në tetor për veprën penale “shpërdorim detyre” pasi ka abuzuar me një tender. Gjykata e Posaçme e ka lënë në burg atë dhe tre vartësit e tij, Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 15:27