Kërkoi lirinë, merret vendimi për të riun që terrorizoi Tiranën

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, Arben Mema kërkoi lirinë.  Gjykata e Apelit në Tiranë e ka lënë në burg, Arben Memën që terrorizoi me makinë qytetarët në mes të sheshit Skënderbej më 25 prill, ditën e zgjedhjeve.

Arben Mema e apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e la në burg dhe kërkoi lirinë nga Apeli, pasi sipas tij manovrat me makinë nuk i kishte pasur me të keq dhe se i ishte kthyer makina vetë majtas e djathtas.

Mema rezultoi i dehur dhe i droguar ditën e ngjarjes, kur mund të kishte shkaktuar dhjetëra viktima me papërgjegjshmërinë e tij në sheshin ku luanin të qetë fëmijë dhe prindër dhe ishte i ndaluar qarkullimi.

 


Shtuar 17.05.2021 14:02