Kërkoi lirimin nga burgu, shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici

Këtë të hënë, Gjykata e Elbasanit, vendosi të shtyjë për në datën 11 nëntor 2024 në orën 13: 00, seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Mbrojtja e ish-kryebashkiakut, tha se Gjici ka vuajtur 1.9 vite burg dhe i kanë mbetur 1.2 vite. Avokati ka theksuar Gjici se ndodhet në gjendje të rënduar spitalore dhe kërkon qëndrim në shtëpi.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, në sallë është paraqitur edhe raporti mjekësor mbi gjendjen e Gjicit.

Gjyqtarja e çështjes kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati, t’i nënshtrohen vërtetësisë. Po ashtu u kërkua që të sillen të gjitha kartelat mjekësorë të Gjicit, që nga koha e paraburgimit.


Shtuar 14.10.2024 14:50