Kërkesa e tyre nuk u mor parasysh, 20 pronarë në Lungomare i “vënë” drynin lokaleve

20 pronarë biznesesh në Lungomare kanë vendosur të mbyllin bizneset e tyre pas përshkallëzimit të situatës mbrëmjen e djeshme, ku 4 persona u shoqëruan nga Policia.

Behet me dije se janë deri më tani 20 biznese kryesisht lokale që do të qëndrojnë mbyllur 24 orë në zonën e Lungomares.

Vendimi vjen pasi kërkesa e tyre për të mos ndaluar muzikën pas orës 22:00 nuk është marrë parasysh.


Shtuar 19.07.2021 09:45