Nesër, Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë Grupin Parlamentar në orën 10:00, ku i pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama.
Mësohet se nesër socialistët pritet të diskutojnë një ndër çështjet më të “nxehta”, kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për lëshimin e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Raportohet se nesër do të bëhet leximi i raportit të pesë anëtarëve socialistë në Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Po ashtu, sipas Top Channel, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u ka bërë thirrje deputetëve socialistë për pjesëmarrje të detyrueshme në këtë mbledhje.
Gjithashtu bëhet me dije se një fjalim do të mbahet nga kryesocialisti Rama, ndërsa nuk përjashtohet që të flasë edhe vetë Belinda Balluku.
Sipas TCH, pritet që dy raportet, ai i opozitës dhe ai i shumicës socialiste, të lexohen, diskutohen dhe votohen në seancën e parlamentit të së enjtes, më 12 mars.
Kujtojmë se PS mblodhi më 26 shkurt Grupin Parlamentar, ku në fund u mor vendimi për ndryshimin e qeverisë.
