Ditën e sotme, Policia e Shkodrës, ka shoqëruar Gjovalin Shkambi, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili një ditë më parë vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.
Në një deklaratë për mediat, Shkambi kërcënoi se cilido gjyqtar që do të guxonte të dënonte nipin e tij, do të kishte të njëjtin fund si Kalaja.
“Kemi 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë: na jepni pronën, se e kemi ble. Ja kemi ble shtetit, me letra e me ligj. Familjes së ndjerit gjyqtar i ulemi në gjunjë, i kërkoj hallallin me kishë e me xhami. Por nëse e dënojnë atë djalë, ai do gjykohet siç u gjykua Astriti.
E kemi ble pronën me ligj, me rregulla. Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu – qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne. Ashtu do përfundojnë. Ne i kemi fitu të gjitha gjyqet, e kemi certifikatën. Ka 13 vjet që i shkruaj kryeministrit: ta hetojë këtë punë! Nuk ka lojë më me ne, as me të ndjerin, as me familjen e tij”,– tha ai.