Shumë grave gjatë shtatzënisë, në trup ju krijohen varice. Injorimi i atyre damarëve të fryrë, të mëdhenj dhe blu, ndoshta nuk është lëvizja më e zgjuar që keni bërë.
Mjekët ju kanë thënë se, ju duhet të prisni sa të ndaloni së bëri më fëmijë. Epo kjo nuk është e vërtetë. Disa studime tregojnë se ka shumë mënyra për t’i larguar ato nga trupi. Ekspertët përdorin metodën me ultratinguj, për të identifikuar valvulet jofunksionale brenda variceve.
Studimet thonë se, gjatë çdo shtatzënie variacet përkeqësohen gjithmonë e më shumë. Në disa raste, fryheshin, skuqeshin, madje disa pacientë kishin edhe dhimbje. Ja pra nuk duhet t’i shmangni këto shenja të këqija, por të bëni trajtimin me ultratinguj për t’i zhdukur përgjithmonë.
Ka edhe mënyra të tjera, për të trajtuar varicet. Nëse ju keni dhimbje, atëherë sugjerohet n që të bëni pak joga ose sport. Damarët do t’ju lehtësohen dhe do të ndiheni më mirë.
Nëse varicet kanë arritur në një gjendje më të keqe, dhimbje, gjakderdhje etj, ju gaboni rëndë nëse rrini në shtëpi duke pritur që të qetësohen vetë. Ekspertët thonë se, ju menjëherë duhet t’i nënshtroheni trajtimeve profesionale.
Shumë mjekë, tani përdorin metoda të ndryshe, largim i variceve me laser ose energji radiofrekuente. Por ju mund t’i nënshtroheni edhe një skleroterapie, e cila vetëm me një injektim largon varicet dhe rikthen këmbët e bukura. Është thjeshtë një procedurë 1 orëshe, nuk ka shtrim në spital, jo anestezi dhe jo humbje gjaku.