Keni vajzë? Jeni në rrezik më të madh për divorc

The Economist

Nëse fëmija juaj i parë është vajzë, ka më shumë mundësi të ndaheni, sipas disa studimeve në Amerikë që nga vitet 1980.  Në atë kohë, studiuesit spekuluan se kjo ishte në fakt për shkak të tabuve, së fëmija i parë duhej të ishte djalë dhe shumica abortonin kur mësonin së foshnja ishte vajzë.

Jan Kabatek nga Universiteti i Melburnit dhe David Ribar nga Universiteti Shtetëror i Georgias, në Atlanta, konfirmuan se të lindësh fëmijën e parë vajzë  në të vërtetë rrit rrezikun e divorcit të prindërve, si në Amerikë ashtu edhe në Holandë.

Në studim, u mor gjithashtu parasysh edhe efekti i moshës së vajzës. Në fakt  rreziku i divorcit ishte më i madh gjatë adoleshencës, kjo për arsye se prindërit kanë më shumë debate me vajzat gjatë adoleshencës se me djemtë. Në Holandë, deri në moshën 18 vjeç, 20,12% e çifteve që kishin djalë janë divorcuar,  në krahasim me 20,48% nëse fëmija është vajzë – një rritje prej 1,8%.

Por kur fëmija është midis moshës 13 dhe 18 vjeç, rritja e probabilitetit shkon deri në 5%. Dhe arrin kulmin, në 9%, kur fëmija është 15 vjeç. Në Amerikë, për të cilën të dhënat e mbledhura nga studiuesit ishin më të rralla se ato në Holandë, shifrat janë afërsisht dyfishi i kësaj.

Kushdo që prindërit i janë ndarë gjatë adoleshencës, e di se sa të vështira janë ato vite. Sondazhet konfirmojnë se vajzat dhe baballarët adoleshentë, në veçanti, kanë më shumë konflikte me njeri-tjetrin. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se një nga konfliktet më të zakonshme mes prindërve dhe fëmijëve  janë zgjedhjet personale të adoleshentëve, si për shembull se si vishen, me kë dalin dhe ku punojnë.


Shtuar 28.12.2021 18:44