Keni ngrënë ndonjëherë qofte orizi? Ja receta për një darkë të shijshme

Përbërësit dhe përgatitja:

500 g oriz carnaroli

1 lt ujë
100 g gjalpë
1,6 g shafran
Kripë
100 g parmigiano
3 vezë
Nenexhik
500 g djathë manuri

Orizin e ziejmë me ujë, kripë , gjalpë dhe shafran. E ftohim në një tavë dhe më pas shtojmë djathin parmigiano, vezët e rrahura dhe nenexhikun. Formojmë brumin e qofteve, me duar pak të lagura marrim pak brumê, e hapim te pëllëmba e dorës e mbushim me djathin Manuri të thërmuar dhe e mbyllim me kujdes. I vendosim në tavë, i pjekim në furrë me temperaturë maksimale derisa të marrin ngjyrë./albeu.com